Flash

Vendimi/ Qeveria shqiptare miraton marrjen e vaksinave kineze, i sjell një kompani turke

Lapsi.al 23 March 2021
Vendimi/ Qeveria shqiptare miraton marrjen e vaksinave kineze, i sjell një

Pas vaksinave ruse, Shqipëria u hap rrugën edhe atyre kineze. Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për të marrë vaksina anti-covid nga Kina. Përmes një Akti Normativ me fuqinë e ligjit miratohet marrëveshja me kompaninë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për të furnizuar Shqipërinë me vaksina të prodhuara nga "Sinovac Life Science CoLtd' dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Marrëveshja është arritur mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar, kompanisë turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”. Edhe këtë herë është rënë dakord që teksti i marrëveshje për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur nga distributori nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

Për këtë arsye të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj. Vaksina e kompanisë kineze Sinopfarm, e cila sipas krijuesve të saj është 80% efikase, përdoret dhe në Serbi.

AKT NORMATIV Nr. 9, datë 22.3.2021

“1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”A.Ş., për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe “Keymen Ilaç Sanayi veticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi veticaret”, nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

4. Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr. 1, datë 10. 1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për furnizimin e vaksinës së inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell), Coronavac të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, të furnizuar për Shqipërinë nga Keymen Ilaç Sanayi veticaret A.Ş., sipas kushteve të tekstit të marrëveshjes bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.”

Të këshilluara

RENEA kontrolle në Elbasan

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion me plan masash kontrolli në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje dhe ...

19:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI