Flash

Rama: Vetëm numrin e Pandeli Majkos do përmend, uroj që Elisës të mos i mbetet hatri

Lapsi.al 23 March 2021
Rama: Vetëm numrin e Pandeli Majkos do përmend, uroj që

Kryeministri Edi Rama ka folur para kandidatëve për deputetë në listën e PS për qarkun e Tiranës duke thënë se do të përmendë vetëm numrin e Pandeli Majkos pasi është objektivi minimal i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

 

Ndërsa Majko theksoi se konkurrencën e kanë me njëri tjetrin, jo me opozitën, të cilët i cilëson si grup njerëzish që përpiqen të mbijetojnë në politikë.

Rama: Duke qenë që pas meje, Pandi është i dyti që ka marrë gjithçka nga PS dhe për këtë është i vetëdijshëm ashtu si dhe unë, është treguar shumë i gatshëm që t’i përgjigjet edhe asaj që është kërkesa e natyrshme e kësaj beteje që të jetë aktiv në këtë fazë të ndeshjes ndërsa fushata fillon zyrtarisht për pak ditë dhe ne duhet të jemi shumë të pranishëm jo vetëm në territor, me komunikimin e afërt me njerëzit por edhe në komunikimin publik.

Majko: Kam një lloj presioni në këto zgjedhje dhe kjo nuk vjen se jam i 19-i në listë, por nga pesha e përgjegjësisë që besoj e ka secili prej nesh. Kjo ka tëq bëjë me faktin se Tirana është sheshbeteja kryesore. Këtu nuk jemi vetëm për të diskutuar matematikën. Këtu çështja shtrohet më thelbësore. Ky nuk është ekip mbijetese por shprese, i cili bën një diferencë të madhe me ekipin që kemi përballë, i cili është një grup njerëzish që përpiqen të mbijetojnë në politikë. Ekipi jonë i bën të qartë të gjithë njerëzve, por në radhë të parë socialistëve dhe votuesve të PS dhe tani jemi shumë afër shkruajtjes së historisë, marrjes së një mandati të tretë. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti, por Shqipëri e kondensuar. Dhe përballë ekipit të mbijetesës, kemi ardhur pa diskutuar kush është vija e zjarrit apo e sulmit. Ne jemi një ekip. Dëshiroj t’i drejtohem ekipit të Tiranës që votën për secilin prej tyre e ka së pari votë për PS për të vijuar me këtë ndryshim. Këtu fle krye ëndrra, prandaj kemi detyrimin të bëjmë një krye fushatë.

Rama: 19 është i vetmi numër që mund të përmend sepse përsa më takon, unë di dhe do përmend vetëm numrin e PS, pastaj i takon të gjithëve të bëjnë zgjedhjen e tyre, por 19 është një numër që e përmend se është i Pandit dhe e dyta se është objektivi ynë minimal në Tiranë dhe se do fitojmë 20 deputetë. E fundit, kur Pandi të jetë i 20-i në zgjedhjet e tjera, do flasi për teatrin e ri kombëtar sic foli për stadiumin sot. Shpresoj që Elisës të mos i mbetet hatri që unë përmend vetëm numrin 19.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI