Flash

Urdhëri sekret nga Rama/Luljeta Bozo mos dalë më në TV

Lapsi.al 23 March 2021
Urdhëri sekret nga Rama/Luljeta Bozo mos dalë më në TV
Pas zhurmës që shkaktoi me intervistën e saj në emisionin 'Dekalog', se në kohën e Enverit kishte më shumë të mira sesa të këqia, e cila u përcoll me një fortunë nga antikomunistët dhe ngjalli një zinxhir replikash në shtypin e ditës, prijësa e listës së PS së Tiranës, Luljeta Bozo është futur provizorisht në karantinë. Një urdhër i ardhur nga sferat e larta të partisë, disa mendojnë drejtpërdrejt nga Rama, i ka ndaluar asaj pjesmarrjen në debatet televizive. Disa TV informative që kanë kërkuar ta kenë në emisionet e tyre zonjën e tërmetit, kanë marra një "JO" të prerë nga koordinatorët e fushatës së PS. Lexo me tej: Habit Luljeta Bozo: Komunizmi, më shumë anë pozitive se negative Pas deklaratave të bujshme zonja Bozo dha dhe një intervistë në "Javanevs" ku ajo bëri 180 gradë prapakthehu. Ajo theksoi disa herë se e dënonte regjimin diktatorial dhe tha: "Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje për ta".

Andi Bushati: Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Dukej qartë se kthimi tek koncepti i ish disidentit dhe presidentit çek Vaclav Haveli, të cilin e ka përdorur edhe Rama ne vitet '90 i ishte imponuar Luljeta Bozos. Dhe pasi u detyrua të bënte këtë piruetë ajo është zhdukur nga ekranet. Nuk dihet sa kohë do të zgjasë karantina për të parën e listës së PS në Tiranë, por kuptohet qartë se sinqeriteti dhe çiltërsia e saj për të thënë ato që mendon, nuk janë të mirprituara në një parti ku shkalla hierarkike vendoset nga aftësia për të qënë hipokrit.

Spiropalizohet edhe Najada Çomo/ Nis fushatën me video përkrah Skënderbeut

Prandaj Luljeta Bozo po qëndron perkohësisht në heshtje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI