Flash

Basha uron Kurtin: PD do ta mbështesë gjithnjë Kosovën

Lapsi.al 22 March 2021
Basha uron Kurtin: PD do ta mbështesë gjithnjë Kosovën

Kreu i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi Albin Kurtit për formimin e qeverisë së re. Në mesazh, Basha thotë se PD dhe ai personalisht, si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës.

“Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës z. Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen.

Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë ndjerë këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të këtij qyteti. Deri më tani raportohet për persona ...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI