Flash

Pas Di Caprio, një tjetër aktor i famshëm i Hollywood kërkon mbrojtjen e Vjosës

Lapsi.al 22 March 2021
Pas Di Caprio, një tjetër aktor i famshëm i Hollywood kërkon

Apelit të vazhdueshëm të aktorit të njohur amerikan, Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri i është bashkuar edhe një tjetër emër i njohur në Hollywood.

Aktori Edward Norton ka bërë një postim në Twitter ku kërkon mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit.

“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar.

Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow” – shkruan ai. Kujtojmë se Di Caprio dhe Norton janë miq së bashku. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Durrës

Të shtëna me armë zjarri janë ndjerë këtë mbrëmje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të këtij qyteti. Deri më tani raportohet për persona ...

19:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI