Flash

Sondazhi/ Si do të dalin zgjedhjet në Vlorë ku kandidon vetë Rama

Lapsi.al 23 March 2021
Sondazhi/ Si do të dalin zgjedhjet në Vlorë ku kandidon vetë

Prezantohet sondazhi i “Noto Sondaggi” dhe RTV Ora për qarkun e Vlorës. Ky sondazh vjen dy ditë nga fillimi zyrtar i fushatës elektorale. Lidhur me Vlorën ku kandidon vetë kryeministri Rama duket se nuk ka një tkurrje të lehtë të PS në krahësim me zgjedhjet e 2017-ës, rritet PD ndërsa LSI njeh rënie.

Sipas sondazhit të Notos 59-63% do të votonin për PS-së, pra një mesatare 61%. Ndërkohë, koalicioni opozita 31-36%, me një mesatare prej 34%. LSI-ja nga ana tjetër merr 3-7%, me një mesatare 5%.

Partitë e tjera luhaten me 0-2%, me një mesatare 1%. Referuar shifrave të vitit 2017, PS është rritur me 1% dhe PD ka pësuar një rritje të ndjeshme me 7.7%. Ndërsa LSI ka pësuar rënie me 6.2%. Shifra e të pavendosurve në Qarkun e Vlorës kap një shifër prej 23%.

Të këshilluara

RENEA kontrolle në Elbasan

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion me plan masash kontrolli në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje dhe ...

19:57

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI