Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Përse faqja e Victoria Secret është më e pista në internet

Lapsi.al 24 March 2021
Përse faqja e Victoria Secret është më e pista në

Një tjetër problematikë për Victoria's Secret. Një studim i ri i kryer nga Uswitch – një shërbim për krahasimin e çmimeve me bazë në Mbretërinë e bashkuar, që lejon konsumatorët të krahasojnë çmimet për shërbimet e energjsë, financat personale, sigurimet dhe shërbimet e transmetimit – ka bërë një analizë të website-eve (faqeve në internet) për shopping më të njohura të modës.

Studimi është bazuar te të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar, por patjetër që mund të shërbejë si një udhëzues i mirë për të kuptuar se cilat faqe janë më pak miqësore me mjedisin. Faqja e Victoria’s Secret është konsideruar “më e pista” për shkak të gjurmëve të karbonit.

Raporti nga Uswitch vëren gjithçka, nga mënyra e mirëmbajtjes së një faqe në internet te madhësia e shkronjave, imazhet e përdorura dhe ndikimi i tyre në efikasitetin e energjisë së një website-i.

Victoria's Secret është faqja më e pistë në

Studimi zbuloi se faqja e kompanisë emeton 6.64g dioksid karboni (CO2) për klikim në faqen kryesore, krahasuar me vetëm 0.29g CO2 për vizitë të emetuar nga kompania H&M. Vetëm 135 vizita online në Victoria's Secret barazojnë të njëjtat emetime karboni me rastin kur nget makinën për 5 kilometra.

Gjithnjë e më tepër aktiviteti në internet po përflitet për ndikimin negativ në mjedis. Në janar të këtij viti, një studim i ri nga Universiteti Purdue në SHBA vlerësoi se një orë në video-konferencë lëshon midis 150 dhe 1000 gramë dioksid karboni.

Studiuesit zbuluan se lënia e kamerës fikur mund të ndihmojë në uljen e gjurmëve të karbonit. Transmetimi i videove në qartësi standarde në vend të qartësisë së lartë (high definition) mund të rezultojë në një ulje prej 86%.

Ky ishte studimi i parë i këtij lloji për të vëzhguar se si infrastruktura e internetit ndikon edhe në përdorimin e ujit dhe tokës, jo vetëm te emetimet e karbonit.

Të këshilluara

Thyen rekorde fotoja e Billie Eilish

Një nga artistet më të pëlqyera në botë, Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak ditë më parë me ndryshimin drastik në pamje. Ajo është shfaqur me...

10:13

Kush janë filmat që janë ndaluar në Francë

Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe arsyen. Marianne është një nga simbolet më...

15:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI