Flash

Kush janë filmat që janë ndaluar në Francë

Lapsi.al 23 March 2021
Kush janë filmat që janë ndaluar në Francë

Marianne, Hyjnia e Lirisë, është një nga simbolet kombëtare të Francës që nënkupton lirinë, barazinë, vëllazërinë dhe arsyen. Marianne është një nga simbolet më të shquara të Francës, që nga Revolucioni Francez. Thënë kjo, rrallë mund të ketë gjëra që mund të ndalohen në Francë, një shtet që njihet për la liberté. Megjithatë ka ndodhur që disa filma janë ndaluar edhe në Francë.

Culture Trip, një faqe që synon të ndihmojë udhëtarët për të organizuar një udhëtim sa më të kënaqshëm nëpër vende të ndryshme në botë, ka përpiluar një listë.

Filmi: Antichrist

Përshkrimi: Teksa një çift i martuar (Willem Dafoe, Charlotte Gainsbourg) janë duke bërë seks, djali i tyre i mitur bie nga dritarja dhe vdes. Nëna shtrohet në spital, ndërsa burri, psikiatër, përpiqet ta trajtojë. Për ta shëruar nga frika e saj, ai e çon në një vend ku kishte kaluar verën me të birin, por aty nisin episodet e dhunës seksuale ndaj bashkëshortit dhe vetes.

Arsyeja e ndalimit: Në vitin 2016, filmi u ndalua në Francë kur një lëvizje katolike tradicionale e njohur si Promouvoir kërkoi heqjen e tij për shkak të përshkrimeve të dhunës dhe seksit.

Filmi: Baise-Moi

Përshkrimi: Manu (Raffaela Anderson) ka jetuar një jetë të vështirë. E abuzuar dhe e përdhunuar, ajo niset për të takuar Nadine (Karen Bach), një prostitutë e cila është përballur me shumë padrejtësi. Të zemëruar me botën, ato zgjedhin të bëjnë seks kur të duan dhe të vrasin sa herë është nevoja.

Arsyeja e ndalimit: Ka skena jashtëzakonisht të dhunshme, ndërkohë që titulli në disa vende është përkthyer si “Më përdhuno”. Në vitin 2001, u vendos që të konsiderohej si i papërshtatshëm për njerëzit nën 18 vjeç.

Filmi: The Texas Chainsaw Massacre

Përshkrimi: Sally, Franklin dhe tre miqve të tyre u mbaron benzina.

Arsyeja e ndalimit: Komplot i thjeshtë dhe skena të dhunshme dhe sadiste.

Filmi: The Battle of Algiers

Përshkrimi: Kronikë e vërtetë për jetën e luftës së popullit algjerian për të përmbysur qeverinë koloniale franceze në mes të viteve 1950. Fokusi është tek udhëheqësit e Lëvizjes Çlirimtare.

Arsyeja e ndalimit: “Beteja e Algjerit” konsiderohet si një nga filmat më të mëdhenj të luftës të të gjitha kohërave. Arsyeja e ndalimit lidhej me pretendimin se filmi ka një përshkrim të padrejtë të forcave franceze.

Filmi: Battleship Potemkin

Përshkrimi: Kur ata ushqehen me mish të thatë, marinarët në Potemkin revoltohen kundër kushteve të vështira. Të udhëhequr nga Vakulinchuk (Aleksandr Antonov), marinarët vrasin oficerët e anijes për të fituar lirinë.

Arsyeja e ndalimit: Një nga filmat më të njohur të të gjitha kohërave dhe shpesh i veçuar për teknikat e tij revolucionare të krijimit të filmit, kjo epikë ruse u ndalua nga frika se do të frymëzonte një revolucion. Autoritetet në Francë u tërhoqën nga vendimi në 1953, 20 vite pasi e ndaluan.

Filmi: Le Corbeau

Përshkrimi: Remy Germain (Pierre Fresnay) është mjek në një qytet francez i cili vendoset në qendër të një fushate shpifjesh, pasi letra e akuzojnë atë për kryerjen e aborteve të paligjshme.

Arsyeja e ndalimit: E ndaluar për një periudhë të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore, “Le Corbeau” u prodhua nga një kompani gjermane në Francë gjatë pushtimit nazist. Filmi u perceptua nga lëvizja e rezistencës si poshtërim i popullsisë vendase dhe regjisori u ndalua të bënte filma.

Filmi: Paths of Glory

Përshkrimi: Gjeneral Mireau vendos të marrë përsipër një mision të pamundur për të kapur një post gjerman. Sidoqoftë, kur njerëzit e tij vendosin të tërhiqen nga misioni, ai i fyen ata.

Arsyeja e ndalimit: Kritikat për mënyrën e portretizimit të ushtrisë franceze. Qeveria franceze bëri presion të madh për SHBA-në në mënyrë që filmi të mos transmetohej në Europë. Filmi u shfaq në Francë në 1975.

Filmi: Carmen Jones

Përshkrimi: Carmen josh një ushtar të ri, Joe, në mënyrë që të shmangë burgosjen. Sidoqoftë, kur ajo largohet nga Joe për një burrë tjetër, ai kërkon hakmarrje.

Arsyeja e ndalimit: Probleme me të drejtat e autorit me kompozitorin Georges Bizet që shkroi operën Carmen. Problemi u zgjidh, por u deshën gati tridhjetë vjet.

“Afrique 50” – i ndaluar sepse kritikon sundimin kolonial francez.

"Bel-Ami” – i ndaluar në fillim, por u lejua pas dy vitesh.

“Det kære legetøj” – i ndaluar për promovimin e pornografisë.

Të këshilluara

Kim Kardashian rikthen trendin e vitit 2000

Me siguri e mbani mend periudhën “ushtarake” në jetën tuaj, kur u fiksuat ta kishit çdo gjë ushtarake në garderobë dhe dukeshit cool me këtë look. Mirëpo paprit...

13:16

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI