Flash

Kjo foto e Jeff Bezos dhe Elon Musk kthehet virale në rrjet

Lapsi.al 23 March 2021
Kjo foto e Jeff Bezos dhe Elon Musk kthehet virale në rrjet

Ditëve të fundit, një foto e Elon Musk dhe Jeff Bezos u bë virale në Twitter. Fotoja e dy njerëzve më të pasur në botë u shpërnda nga një përdorues me emrin Trung Phan.

“Elon Musk dhe Jeff Bezos u takuan për të ngrënë një vakt dhe për të diskutuar për hapësirën. Ishte një nga ndërveprimet e tyre të pakta fizikisht. Biseda që patën tregon në mënyrë të përsosur qasjen e ndryshme që kanë ndërmarrë për eksplorimin e hapësirës.” – shkroi Phan.

Elon u përgjigj duke thënë, “Wow, vështirë të besohet se kjo ka ndodhur 17 vite më parë”. Bezos nuk ka reaguar.

Si mbërritëm te fotoja? Sipas Business Insider, Bezos ka qenë gjithmonë i interesuar për hapësirën edhe pse kishte filluar të merrej me Amazon. Në fund të viteve 1990, Amazon nuk ishte ajo që është sot. As Bezos nuk ishte një nga burrat më të fuqishëm në botë. Në vitin 2000, ai nisi Blue Origin që do të merrej me fluturimet e njerëzve në hapësirë. Në vitin 2002, Musk përdori paratë që mori pasi eBay bleu PayPal dhe vendosi të nisë SpaceX. Në vitin 2004, të dy u takuan për një drekë miqësore për të folur për hapësirën, siç tregohet në postimin në Twitter. Por ky takim mund të jetë fare mirë fillimi i një grindjeje që ka zgjatur mbi një dekadë.

Në janar të vitit 2020, Elon e quajti Jeff Bezos “copycat” – që nënkupton një person që imiton ose përvetëson sjelljen apo veprimet e një personi tjetër – pasi Bezos njoftoi se do të blinte Zoox, një kompani amerikane për automjete që vetëdrejtohen (të ngjashme me makinat e Tesla-s).

SpaceX akuzoi Amazon për "mbytje të konkurrencës" dhe Amazon akuzoi SpaceX me pretendimin se “ajo po kërkon një konkurrencë shumë të lehtë”.

Nuk është hera e parë që ai e quan themeluesin e Amazon “kopjac”. Në vitin 2019, kur Amazon njoftoi planet për të lëshuar 3,236 satelitë në orbitë për të siguruar qasje të gjerë në internet, Musk u përgjigj duke e quajtur kopje projektin, pasi është i ngjashëm me atë çfarë kompania e tij SpaceX bën që prej vitit 2017.

Përpos kësaj, kanë pasur edhe një përplasje tjetër. Në vitin 2015, Bezos shkroi me krenari për raketën New Shepard duke e quajtur atë një “bishë të rrallë”. “Jo dhe aq të rrallë,” u përgjigj Elon, raketa e të cilit, SpaceX Grassshopper, kishte bërë 6 fluturime suborbitale 3 vite më parë.

Prisni se ka ende. Në një intervistë të vitit 2016 në BBC, Musk u pyet për konkurrencën me rregullatorët dhe biznesmenët si Jeff Bezos në raketa dhe industrinë motorike. Kur u pyet për Bezos në veçanti, Elon ngriti supet dhe u përgjigj me shaka/ironi, “Jeff kush?”. Ups.

Të këshilluara

Kim Kardashian rikthen trendin e vitit 2000

Me siguri e mbani mend periudhën “ushtarake” në jetën tuaj, kur u fiksuat ta kishit çdo gjë ushtarake në garderobë dhe dukeshit cool me këtë look. Mirëpo paprit...

13:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI