Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Trump do të kthehet në mesin e mediave sociale por me një ndryshim të vetëm

Lapsi.al 22 March 2021
Trump do të kthehet në mesin e mediave sociale por me një
Ish Presidenti Donald Trump do të rikthehet në mediat sociale, por këtë herë me platformën e tij, të paktën kështu është shprehur zëdhënësi i Donald Trump për Fox News të Dielën. Jason Miller, një këshilltar dhe zëdhënës për një kohë të gjatë për fushatën e Trump në vitin 2020 i tha Howard Kurtz në "MediaBuzz" të Fox se Trump do të "kthehej në mediat sociale në rreth dy ose tre muaj". Ai shtoi se kthimi i Trump do të bëhet me "platformën e tij" që do të tërheqë "dhjetëra miliona" përdorues të rinj. Miller tha gjatë paraqitjes së tij në Fox News se ish-presidenti është kontaktuar nga kompani të shumta dhe është në bisedime me ekipe të ndryshme rreth platformës së re. "Kjo platformë e re do të jetë e madhe," tha Miller të Dielën. "Të gjithë e duan atë dhe ai do të sjellë miliona dhe miliona, dhjetëra miliona, në këtë platformë." Këto kanë qënë informacionet e vetme të tij duke mos zbuluar me tepër për këtë platformë "të madhe". Njoftimi vjen pasi Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter dhe platforma të tjera sociale, të tilla si Facebook, pas nxitjes së tij të trazirave të Kapitolit të SHBA në 6 Janar ku qindra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA, duke lënë pesë njerëz të vdekur. Pas pezullimit të Trump në Twitter, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit dhe këshilltari i lartë, ndërhyri kur ndihmës të tjerë u përpoqën ta fusnin Trump në platformat e mediave sociale si Parler dhe Gab. ©LAPSI.AL

Të këshilluara

Kylie sërish në qëndër të kritikave

Kylie Jenner është “kryqëzuar” sërish nga rrjeti për veprimin e saj të fundit në rrjete sociale. Duke qenë se miku i saj grimier, Samuel Ruda, u përfshi në n...

11:54

Bella Thorne i jep fund beqarisë

Aktorja 23-vjeçare, Bella Thorne dhe i dashuri i saj, Benjamin Mascolo janë fejuar. Bukuroshja dhe 27-vjeçari konfirmuan lajmin e fejesës ditën e sotme. “A...

09:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI