Flash

Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë!

Lapsi.al 19 March 2021
Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim

Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt armiqësor. Bosnja ka kohë që ka shpallur integrimin në NATO dhe Bashkimin Europian si objektiva strategjike.

Por, serbët e Bosnjës, të udhëhequr nga pro-rusi, Milorad Dodik, i cili aktualisht kryeson presidencën trepalëshe të vendit, duan që vendi të mbetet neutral dhe të qëndrojë jashtë aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.”Në rastin e afrimit praktik të Bosnjë-Hercegovinës dhe NATO-s, vendi ynë do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor“, tha ambasada. Ajo shtoi se qëllimi i NATO-s është një “luftë kundër Rusisë” dhe anëtarësimi do ta detyrojë Sarajevën të marrë anë në “konfrontimin ushtarako-politik“.

Bosnja dhe Serbia janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë NATO-s, pasi Maqedonia e Veriut u anëtarësua në aleancë vitin e kaluar. Rusia ka mbajtur prej kohësh një qëndrim kundër anëtarësimit të Bosnjës në NATO. Anëtari i presidencës kroate, Zeljko Komsiç dhe ai boshnjak Sefik Dzaferoviç, nuk pranuan të takonin ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov që vizitoi vendin në dhjetor, duke thënë se ai ka treguar mungesë respekti ndaj shtetit të tyre pas takimit të tij me zotin Dodik jashtë Sarajevës, pa asnjë flamur kombëtar të Bosnjës në sfond.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI