Flash

Rama: S'do shihni më policë në rrugë, gjithçka do jetë online

Lapsi.al 19 March 2021
Rama: S'do shihni më policë në rrugë, gjithçka

Edi Rama tha se me sistemin e ri të monitorimit të trafikut nuk do të ketë më policë në rrugë.

Kryeministri deklaroi se gjithçka do të jetë online dhe policët do të jenë në rrugë vetëm në rast krimi apo aksidenti.

“Për të ardhur të gjobat, dhe komisionet, ankesat dhe radha është drejt fundit, po merr fund. Dhe një sistem që ka filluar dhe do kompletohet në mandatin e tretë, dhe s’ke më lidhje, gjithçka është online.

Dhe jo vetëm për punonjësit e policisë por edhe për çdo qytetar me timon gjithçka do jetë online. Punonjësi i policisë kontrollon në kohë reale statusin e targës, lejes së drejtimit, verifikon nëse ka masa të tjera, taksa të palikujduara e me radhë. Sot që flasim 50 mijë që kanë pasur pretendime për masat adiministrative, qytetarët kanë ndjekur ankimimit online.

Me sistemin e monitorimit të trafikut nuk do të shikoni më policë në rrugë. Policia do të vijë vetëm për shkak të një aksidenti, apo të një krimi, por nuk do jetë më aty duke pritur e duke përcjellë, duke ndaluar e duke lëshuar. Gjithçka do të jetë online. Sot shërbimet e transportit janë një faqe krejt e re, por ende nuk ka përfunduar. Procesi i brendshëm është automatizuar”, tha kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI