Flash

Vendimi për AstraZeneca, Rama: vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve

Lapsi.al 18 March 2021
Vendimi për AstraZeneca, Rama: vaksinim për të këputur sa

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) njoftoi ditën e sotme se nuk ka asnjë provë që vaksina AstraZeneca të shkaktojë mpiksje të gjakut, për këtë arsye ajo nxiti shtetet që kanë siguruar doza të kësaj vaksine, të rinisin qetësisht injektimin në popullatë.

Pas këtij vendimi, ka ardhur dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrejte sociale, shkruan se tashmë mbetet që të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në mënyrë që të shkëputet hallka e zinxhirit të infektimeve .

“Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmon pas verifikimeve të kryera, Sigurinë dhe Efektshmërinë e vaksinës ASTRAZENECA

Vaksinim, vaksinim, vaksinim për të këputur sa më shumë hallka të zinxhirit të infektimeve dhe për të dalë përfundimisht nga tuneli i pandemisë, ku ka nisur të duket drita ”, shkroi kryeministri Rama.

Kujtojmë se Shqipëria ka siguruar mbi 40 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, e cila është përdorur për mësuesit në të gjithë territorin e vendit.

Të këshilluara

590 raste të reja me Covid, 14 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin ...

18:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI