Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Vrasja që tronditi Kosovën, si reagoi punonjësi i kompanisë pasi qëlloi kolegun (VIDEO)

Lapsi.al 18 March 2021
Vrasja që tronditi Kosovën, si reagoi punonjësi i kompanisë

Besnik Berisha, avokati i të dyshuarit për vrasjen e Agonis Tetajt, ka publikuar sot pamje të reja nga momenti i vrasjes së të riut nga Deçani. Avokati pretendon se reagimi i dorasit tregon se vrasja ishte aksidentale. Në këtë videon shihet reagimi i Shaban Gogajt pas shkrepjes me armë në drejtim të Agonis Tetajt.

Berisha këtë video e përcolli edhe me një shkrim, e ku tha se paraqitet prova se se si Gogaj e vrau aksidentalisht shokun e tij.

“Pamje të reja sesi reagoi 18-vjeçari Shaban Gogaj pasi aksidentalisht privoi nga jeta shokun dhe kolegun e tij Agonis Tetaj. Jam kureshtar të di, nëse ekziston qoftë edhe një rast i vetëm, i shkruar, i dëgjuar, apo i dëshmuar, që i përgjigjet, qoftë për së afërmi, aksidentit tragjik të vrasjes së Agonis Tetaj e që provon se dorasi, menjëherë pas kryerjes së vrasjes të pretenduar “me dashje”, reagon kështu siç ka reaguar 18-vjeçari Shaban Gogaj, duke gulçuar, bërtitur, klithur, goditur kokën dhe veten me grushta, pasi kuptoi se miku i tij më i mirë u rrëzua në tokë i gjakosur. Kujtojmë që ky aksident tragjik ndodhi në ditën më të lumtur të jetës së 18-vjeçarit Shaban Gogaj, në të cilën i njëjti mori konfirmimin dhe bekimin për fejesë nga prindi i të dashurës së tij. Faktet nuk duan koment!!”, ka thënë ai.

Në video nga vrasja e Agonis Tetajt është publikuar dje nga babai i të ndjerit. Sipas Isuf Tetajt, u manipulua kur vepra e vrasjes së djalit të tij u rikualifikua nga “vrasje e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia”.

Lidhur me këtë, familja e viktimës ka dërguar një letër publike në adresë të kryeprokurorit të shtetit dhe ambasadorit të SHBA’së, Britanisë e Gjermanisë në Prishtinë, shkruan Express

Babai i viktimës, Isuf Tetaj, në letrën publike po e akuzon prokurorin e rastit, Agron Uka, se është duke manipuluar me rastin e vrasjes së të riut Agonis Tetaj.

Në letrën e tij publike të cilën ia ka dërguar kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi dhe ambasadorëve të vendeve të huaja në Kosovë, Isuf Tetaj ka bashkëngjitur edhe aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës ndaj të akuzuarit Shaban Gogaj.

Me këtë letër, ai po kërkon që të përjashtohet prokurori Agron Uka nga ky rast si dhe të vendoset gjykim meritor lidhur me vrasjen e djalit të tij.

Po ashtu, Isuf Tetaj në këtë letër ka bashkëngjitur edhe videon nga momenti i vrasjes së djalit të tij, në vendin e punës.

Edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka reaguar pas publikimit të videos së vrasjes së Agonis Tetajt nga Deçani dhe letrës publike të babait të tij, Isuf Tetaj, i cili akuzoi prokurorin e rastit, Agron Uka, pas ricilësimit të veprës penale nga “Vdekje e rëndë” në “Vdekje nga pakujdesia”.

“Si Kryeprokuror i Shtetit jam i shqetësuar dhe njëkohësisht i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend. Prandaj, për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjykimeve për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, sot kam marrë vendim që brenda kompetencave të mia ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ricaktoj atë te një prokuror tjetër”, thuhet në reagimin e kryeprokurorit të Shtetit.

“Gjithashtu, do të kërkojmë nga trupi gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike, konform nenit 357, paragrafi 1 të KPPRK-së”, ka deklaruar Lumezi.

Ai ka thënë se pas vlerësimit të lëndës, ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale, do të përgjigjen për veprimet e tyre.

“Po ashtu, pas vlerësimit të lëndës, të gjithë ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale dhe në kundërshtim me ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre. Prandaj është e rëndësishme për të gjithë dhe për publikun e gjerë të kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk bënë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon”, ka deklaruar Lumezi.

“Si Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe të gjithë qytetarët se do të angazhohem për drejtësi maksimale për këtë rast”, ka thënë ai. /Express/

Të këshilluara

Berisha: E kam kaluar koronavirusin

Sali Berisha ka zbuluar se ka kaluar koronavirusin në formën më të lehtë të mundshme dhe simptoma e vetme ka qenë rrufë dhe pak temperaturë. “Unë kalova një ...

13:49

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI