Flash

Transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona në Korçë (VIDEO)

Lapsi.al 18 March 2021
Transportonin 25 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona

Një grup i strukturuar trafiku emigrantësh të paligjshëm është goditur në Korçë.

Pesë persona janë arrestuar së fundmi, ndërsa ishin bashkëpuntorë të dy të arrestuarve disa ditë më parë.

Këta të fundit u kapën më 14 mars duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm tek ‘’Ura e Drithasit’’ në Maliq.

Njërit prej të arrestuarve iu gjet edhe një sasi e vogël lëndësh narkotike.

Detaje nga policia: 

Goditet një grup i strukturuar kriminal që ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Shkon në 7 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 5 shtetas të tjerë që u kapën duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm, bashkëpunëtorë me 2 të arrestuarit disa ditë më parë nga Policia.

Njëri prej të ndaluarve posedonte një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një grup të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, 1 u procedua në gjendje të lirë, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 14.03.2021, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetasit P. M. dhe K. R., të cilët u kapën tek “Ura e Drithasit”, në Maliq, duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç., shërbimet e Policisë, nga informacione të siguruara në rrugë policore mbi bashkëpunëtorët e tjerë të këtyre shtetasve, ditën e djeshme, në afërsi të fshatit Çiflig, Korçë, bënë të mundur kapjen e një mjeti furgon tip “Benz”, brenda të cilit u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.

Drejtuesi i këtij mjeti, kur ka konstatuar se Policia ishte vënë në ndjekje të tij, me qëllim që të shmangte kapjen prej tyre, ka braktisur mjetin me emigrantë dhe është larguar.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se bashkautorë në këtë ngjarje dyshohet të jenë shtetasit A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq; U. S., 23 vjeç, banues në Vlorë; D. B., 32 vjeç; K. Sh., 29 vjeç dhe R. S., 24 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, të cilët u arrestuan në flagrancë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, i cili kishte në pronësi mjetin tip furgon.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. B. iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga ana e Policisë po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë

Një depo farmaceutike është grabitur në Tiranë, në zonën e Laprakës. Autorët nuk janë identifikuar ende nga policia. Raportohet se janë vjedhur medikament...

11:00

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI