Flash

Rama premton: Në mandatin e tretë ujë të pijshëm 24 orë në 61 bashkitë e vendit

Lapsi.al 18 March 2021
Rama premton: Në mandatin e tretë ujë të pijshëm 24

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit ku po prezanton programin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit premtoi se gjatë mandatit të tretë do sigurohet 100% ujë i pijshëm. Rama thotë se në mandatin e tretë, Tiranë, Kamza, Vora bashkë me zonat e urbane të 61 bashkive të vendit do të kenë 24 orë ujë të pijshëm.

“Kemi miratuar gjatë mandatit të 2-të 320 projekte dhe vetëm në dy vitet e fundit janë hapur mbi 200 kantiere për ujësjellës që do të garantojnë 24 orë ujë brenda këtij viti, në territor, që e kanë pasur një vuajtje dhe lëngatë prej shumë dekada. Në mandatin e tretë do të garantojmë me disa faza furnizimin me ujë 24 orë në Tiranë, ku është dhe problemi më i madh. Kështu do të ndodh edhe në Kamëz, ku s’ka pasur ujë më parë. Me rritjen e buxhetit për ujin me 40% ne do të garantojmë më në fund 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë e fushatave elektorale”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI