Flash

Goditet banda e hajdutëve në Krujë, vidhnin makina dhe i përdornin për grabitje karburantesh

Lapsi.al 19 March 2021
Goditet banda e hajdutëve në Krujë, vidhnin makina dhe i

Policia e Krujës zbardhi vjedhjen me dhunë të një shume parash në një karburant, duke arrestuar katër autorët dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Arrestimi i tyre është bërë nga operacioni “Arrameras”, ku janë zbuluar edhe tre vjedhje të tjera të makinave, të cilët autorët i kanë përdorur më pas për të kryer vjedhje të tjera.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy motomjete, një automjet, rreth 1000 kubikë të kultivuar me fara kanabisi, dy armë gjahu e sende të tjera.

Detaje nga policia: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në provat e grumbulluara gjatë punës hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Arrameras”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

D. B., 21 vjeç, banues në Magzazë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;

S. S., 17 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë;

K. M., 21 vjeç dhe A. M., 23 vjeç, banues në Thumanë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi H. X., 26 vjeç, banues në Larushk, Krujë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes me dhunë të një shume parash në një karburant në fshatin Arameras, si dhe autorë të vjedhjes së tre motomjeteve, të cilët i kanë përdorur më pas për të realizuar vjedhje të tjera, kryesisht vjedhje parash në pika karburanti.

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit K. M. dhe të shtetasit A. M. (kushërinj), janë gjetur rreth 1000 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan veshje të përdorura nga autorët për të kryer vjedhjet, 1 automjet tip “Fiat”, 2 motomjete, rreth 1000 kubikë me fidanë të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu teke dhe 1 armë gjahu shotgan, 3 aparat celular dhe sende të tjera.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Vjedhja” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI