Flash

Hoti: Deklarata e Vuçiç tregon qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Lapsi.al 19 March 2021
Hoti: Deklarata e Vuçiç tregon qasjen destruktive të

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë të premten se pavarësisht atyre, që i ka cilësuar provokime nga shteti i Serbisë, Kosova po vazhdon sigurt rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe institucione tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Ai i ka bërë këto komente përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se Serbia ka pasur vazhdimisht qasje destruktive në raport me Kosovën, pavarësisht zotimeve që ka bërë Serbia për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon.

Deklaratat e Hotit vijnë një ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar në rrjete sociale flamurin serb mbi hartën e Kosovës.

Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, si nga qytetarët, ashtu edhe nga politikanë e personalitete, edhe nga vendet tjera.

Pas këtij postimi ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka përsëritur të premten thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

Thirrjet nga ana e BE-së për përmbajtje nga deklaratat nxitëse dhe veprimet që nuk janë në frymën e pajtimit kanë ardhur rregullisht sa herë që ndonjë politikan nga rajoni ka bërë veprime, të cilat kanë nxitur reagime nga palët tjera.

Por, BE-ja në të njëjtën kohë, është përmbajtur nga identifikimi i qartë i personave, të cilëve u bën thirrje të tilla, duke preferuar që ato t’i bëjë në mënyrë të përgjithësuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI