Flash

Vjosa Osmani cakton datën e seancës së parë të Kuvendit pas zgjedhjeve

Lapsi.al 15 March 2021
Vjosa Osmani cakton datën e seancës së parë të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar datën kur do të mbahet seanca konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës. Osmani, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo seancë do të mbahet në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.

Dy ditë më parë, Komisioni i zgjedhjeve në Kosovë certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit ku rezulton që Lëvizja Vetëvendosje të ketë siguruar 50,28 përqind të votave, më shumë nga sa tregonin rezultatet paraprake. LDK ka marrë 12,73%, ndërsa 21.532 janë shpallur të pavlefshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI