Flash

Meta: Ministrja e drejtësisë duhet të ishte në burg

Lapsi.al 15 March 2021
Meta: Ministrja e drejtësisë duhet të ishte në burg

Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhet të ishte aktualisht në burg. Ai i është rikthyer një debate të hershëm me të kur e akuzonte se ajo nuk kishte botuar vendimet e kreut të shtetit në Fletoren Zyrtare.

“Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar. Ministrja e Drejtesise sot duhet te ishte ne burg. Pergjigjen qe ende nuk e ka marre nga drejtesia do ta marre me 25 prill nga qytetaret e Tiranës. Edhe Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës” – tha Meta në një intervistë për Syri Tv.

Meta foli edhe për raportet me Ramën dhe marrëveshjet që ka bërë në të kaluarën me të.

“Unë kam bërë dikur një marrëveshje me kryetarin e Partisë Socialiste për Shqipërinë Europiane, të cilën është treguar i kujdesshëm që ta zbatoje dy vjet duke qenë se e dinte që pa koalicionin me LSI-në ai i kishte të humbura të gjitha bashkitë. Kushti ka qenë votimi i tre ligjeve. Tani e kam bere te qarte: Kurrë më marrëveshje politike me Edi Ramën. Te jene te qarte te gjithe, ne kete beteje une nuk jam vetem.

Një njeri që vë në diskutim shtetin e Kosovës. Një njeri që vë në diskutim integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë, ai nuk ekziston më në planet politike të Ilir Metës. Marrëveshjet e mia me Ramën ne 2013 dhe 2015, kanë që të drejta. Sepse marrëveshjet kanë qenë parimore, në interes te Bashkimit Europian dhe në mbështetje të reformave, por Rama i përdori të gjitha këto, për të kapur gjithë shtetin.

Nuk paragjykoj asnjë parti apo koalicion që merr 71 mandate nga populli në zgjedhjet e 25 prillit. Unë jam për një proces të drejtë zgjedhor” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI