Flash

Pas Gjermanisë, edhe Franca e Italia pezullojnë vaksinën e “AstraZeneca”-s

Lapsi.al 15 March 2021
Pas Gjermanisë, edhe Franca e Italia pezullojnë vaksinën e

Pas Gjermanisë, edhe Franca e Italia vendosin pezullimin e përdorimit të vaksinës së prodhuar nga Universiteti i Oxford, AstraZeneca. Vendimi ka arhdur për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Më herët, Italia dhe Austria kishin pezulluar vetëm disa furnizime të caktuara si masë parandaluese. Holanda, Irlanda, Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e tyre të vaksinës AstraZeneca.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut, thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.

Ndërkohë, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se po shqyrtonin më shumë kujdes raportimet e fundit për vaksinën e AstraZeneca-s.

Pak ditë më parë Shqipëria mori mbi 38 mijë doza të kësaj vaksine, ndërsa në të gjithë vendin ka nisur edhe vaksinimi te mësuesit.

“Ju nuk duhet të bëheni përçues të lajmeve që sjellin panik. Është e pamundur teorikisht që nëse do të kishte një të vërtetë shqetësuese lidhur me vaksinat të lejonte bota të vazhdonte lëvrimi i tyre.

Sasia që ne kemi marrë dje është një sasi që ka ardhur nga Suedia dhe e parafytyroni dot ju që Suedia të lejojë nisjen e pakove me vaksina nëse kanë problem?“, do të shprehej pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

Humb jetën nga koronavirusi një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Alban Hidri, babai i një fëmije 2 vjeç ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spital...

13:25

Mes marsi/ Bora zbardh edhe Dibrën

Rikthehen reshjet e borës në Qarkun Dibër, ku zonat në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit janë zbardhur nga bora, ndonëse në sasi të vogël. Lexo më tej:...

12:47

eBiznes, një app për shumë shërbime

Koha vazhdon të diktojë nevoja të pashmangshme për shërbime e lehtësira që mund t’i ofrojë vetëm teknologjia. Ndërkaq njerëzit ndihen gjithnjë e më në ngut e do...

11:24

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI