Një praktikë e re dhe e panjohur e satirës politike. Vënia në lojë e personazheve përmes një seriali të animuar që ka në qendër kryebashkiakun, kryeministrin, Mamicën e Skënderbeut, Tao Pallën sapo ka përfunduar episodet e para dhe do shfaqet së shpejti nga Brryli Brodway.
Sikurse mësoi Lapsi.al ky serial, episodet e të cilit do të jenë të shkurtra, 6-7 minuta do të ketë personazh qëndror me pseudonimin Uriah-Fiku, Erion Veliajn. Intriga kryesore e tij do të përqëndrohet në lojnën lot dredha të Lalit edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t'iu servilosur Edi Ramës, por edhe njëkohësisht për ti vënë stërkëmbshka që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.


Pikërisht antiteza e kësaj loje me kok a pil shkakton situatat humoristike, të qeshurat deri në gajasje dhe zbërthimin e një personzhi që me të gjitha akrobacitë e tij ka një potencial të mjaftueshëm për ti bërë njerëzit të qeshin.
Lapsi.al ka mundur të shohë episodin e parë të serialit të titulluar "aventurat e Uriah-Fikut" i cili hapet me Veliajn që del që pa gridhë nga shtëpia tek Kodra e diellit me makine dhe e fillon ditën me mashtrim duke zbarkuar ne bahki me biçikletë. Ndërkohe që mamica dhe ministrat e tjerë e marin ne telefon ai i thote se është i zënë sepse ka takime me ambasadorë, ndërkohë që ka marrë mbi vete një detyrë më të rëndësishme: të çojë në shkollë djalin e shefit. Mënyra se si ai kujdeset për fëmijën shkakton edhe debate midis prindërve të të voglit. Episodi mbyllet me Ramën që kërkon të eksperimentojë live mbi kryebashkiakun një vaksinë të pa çertifikuar.
©Lapsi.al
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/WhatsApp-Video-2021-03-15-at-17.12.28.mp4"][/video]