Flash

Premtimet e fushatës, çfarë thotë Rama për taksat, pagat e biznesin

Lapsi.al 15 March 2021
Premtimet e fushatës, çfarë thotë Rama për taksat,

Edi Rama prezantoi programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”.

Rama premtoi publikisht se nga data 1 janar 2022, do hiqet taksa mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Kreu i qeverisë shtoi se do të ulet tatim fitimi, për ata persona që marrin paga deri në 2.5 milionë lekë të vjetra.

“E vetmja forcë sot për sot, që mund ta bëjë realitet këtë gjë të vështirë, jemi ne, unë dhe PS. ne i japim shqiptarëve një vizion për vitin 2030. Programi ynë mbështetet në realitetin tonë të përditshëm, ndërsa programi i tyre është për të arritur qëllimet vetjake. Programi i tyre është tallje me milenin, sipas shprehjes “ta hajë kush ta hajë”. Ne kemi program qeverisës, për të jetësuar vizionin “Shqipëria 2030”, me plan për të joshur këdo.

Ne i duam votat për të vazhduar ndërtimin e rrugës së re për shqiptarët, të hapur në drejtësi, arsim, shëndetësi. Ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër të fushatave, me moton e premtimet “kap çfarë të kapësh”. Bubat kaçurrelë. Sot kemi 300 mijë lekë pagën minimale. Ne duam ta çojmë deri 400 mijë. Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë. I bie që 63 për qind e të punësuarve nuk do kenë taksë për shtetin. Ulet tatimi mbi fitimin, për ata që marrin deri 2.5 milionë lekë të vjetra. Kjo masë hyn në fuqi më 1 janar 2022”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI