Flash

Detaje të reja për të riun me covid që u hodh nga spitali i Elbasanit

Lapsi.al 14 March 2021
Detaje të reja për të riun me covid që u hodh nga spitali i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Spitalin Covid në Elbasan. Një 24-vjeçar me inicialet H.G. që po trajtohej për Covid prej disa ditësh është hedhur nga lartësia e katit të tretë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas një informacioni zyrtar nga Spitali i Elbasanit, 24-vjeçari është paraqitur në spital me babain e tij. Ata janë paraqitur në godinën e analizave ku në mënyrë të papritur djali është shkëputur nga i ati dhe është hedhur nga dritarja.

I ati ka treguar se djali kishte bërë një tampon në një klinikë private. Ai ka rezultuar pozitiv dhe për këtë shkak është paraqitur në spital për ekzaminime te mëtejshme. Babai ka treguar se djali ishte rënduar shumë psikologjikisht pas përgjigjes se tamponit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk për...

11:26

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI