Flash

Përplasja në Elbasan/ Rama i kthehet Bashës: Lider s'je dot po bëhu pak burrë

Lapsi.al 14 March 2021
Përplasja në Elbasan/ Rama i kthehet Bashës: Lider s'je dot

Edi Rama ka reaguar sërish në “Twitter”, pas thirrjes së kryedemokratit Lulzim Basha dhe paralajmërimit për të mos kërcënuar qytetarët e Elbasanit. Rama e krahason kreun e PD me një manekin dhe thotë se flet përçart. Ai i kërkon të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha bën thirrje kundra dhunës në Elbasan: Kryeministri të mos kërcënojë qytetarët me banditë me armë 

“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shkruan Rama.

Replikat mes palëve erdhën pas thirrjeve “Rama ik” dhe përplasjes së mbështetësve të PD dhe PS në Elbasan, ku ndodhen sot si kryetari i PD Lulzim Basha ashtu dhe kryeministri Edi Rama. Pas incidenteve policia shoqëroi disa persona.

Kreu i PD deklaroi për mediat se do të vazhdojë axhendën e tij dhe theksoi se thirrja e tij është kundër dhunës, duke e akuzuar kryeministrin për provokime dhe shoqërim me njerëz të bandave. Basha paralajmëroi Ramën të mos kërcënojë qytetarë me banditë me armë në brez.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI