Flash

Basha pritet me entuziazëm në Lezhë: Të bëhemi bashkë për ndryshimin në 25 prill

Lapsi.al 13 March 2021
Basha pritet me entuziazëm në Lezhë: Të bëhemi

Kreu i PD, Lulzim Basha pas Kavajës është pritur me entuziazëm të madh edhe në Lezhë. Shumë qytetarë kanë pritur Bashën në rrugë, teksa ai i ka garantuar se në qeveri do i ndihmojë. Një surprizë të këndshme i kanë bërë dy simpatizantë liderit demokrat, duke ia shtruar rrugën në fillim me sheqer.

Për Bashën tashmë në betejë shqiptarët janë bashkë, dhe për të më e mira do të bëhet.

”Janë paratë tuaja, i kanë çuar tek një grusht njerëzish. Do të bëhet më e mira, do ju ndihmojmë. Të paktën gjatë pandemisë do ju ndihmojmë me shpenzimet.

E para që duhet të lagojmë është ai që për 8 vite nuk ju ka ndihmuar. Kur pushteti është në duart e e një njeriu, do të punojmë bashkë. Do iu çlirojmë nga taksat e larta. Lezha ka pasuri të jashtëzakonshme. Ka prosperitet të jashtëzakonshëm, prosperitet. Një nga zonat më të bukura të ballkanit. Kemi një plan për biznesin e vogël, për turizmin. Duhet vullnet, duhet vetëm një qeveri që mendon për njerëzit, jo për veten.

Jemi të gjithë bashkë. Ju ftoj të bëheni bashkë me ndryshimin në 25 prill, që Lezha të fitojë, fermerët të fitojnë.”- tha Basha.

Të këshilluara

KQZ çertifikon zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi të shtunën rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ...

11:18

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI