Flash

Shpërthimi me tritol, ditën e ngjarjes makina ishte përdorur nga gruaja gjyqtare e prokurorit Arian Muçaj

Lapsi.al 13 March 2021
Shpërthimi me tritol, ditën e ngjarjes makina ishte përdorur nga

Për grupin e hetimor që po punon për zbardhjen e sulmit me tritol ndaj prokurorit Arian Muçaj, duket se nuk ka dyshim që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të funksionit të tij.

Por nga ana tjetër, oficerët e Policisë nuk përjashtojnë as një sulm për shkak të detyrës së bashkëshortes së tij, Gentiana Muçaj, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ në Tiranë.

Kjo për shkak se automjeti “Mercedes Benz A Class”, ku ishte vendosur tritoli, përdorej nga të dy bashkëshortët.

Madje gjatë ditës së enjte, makina është përdorur nga gjyqtarja Muçaj, e cila pasi ka shoqërua për në punë bashkëshortit, ka shkuar te Gjykata Administrative ku ajo punon dhe pas punës ka shkuar sërish për të marrë të shoqin e më pas e ka parkuar aty ku ndodhi ngjarja.

Vendi i parkimi, sipas Policisë, përdorej nga çifti Muçaj prej afro dy vitesh. Prokurori dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar për grupin hetimor se nuk kanë asnjë problem personal dhe se sulmi është për shkak të detyrës.

Por përveç motivit të dyshuar për ngjarjen, grupi hetimor ka edhe pamjet e një personi të dyshimtë, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë në parkingun e qendrës tregtare te “Komuna e Parisit”.

I DYSHUARI

Burime nga grupi hetimor thanë se një kamera sigurie ka filmuar personin e dyshuar, që ka montuar minën me celular në makinën e prokurorit Arian Muçaj. Mësohet se është një person rreth 30-35 vjeç, që udhëton me një motor dhe është i veshur me rroba të zeza.

Ai është filmuar duke hyrë në parking e më pas nga një tjetër kamera është filmuar duke montuar minën poshtë parakolpit të mjetit dhe është larguar. Shpërthimi ka ndodhur pas aktivizimit të minës me celular, kjo provohet nga fakti se në vendin e ngjarjes është gjetur një bateri celulari, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe po analizohet aktualisht në Laboratorin e Kriminalistikës.

Siç është fiksuar nga kamerat e sigurisë në parkingun ku ndodhi ngjarja, autori i dyshuar ka shkuar menjëherë te makina e prokurorit Muçaj, gjë që tregon se ai e ka pasur të qartë objektivit dhe në këtë formë përjashtohet automatikisht mundësia e ndonjë ngatërrese.

Nisur nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, burimet thonë se autorët në këtë formë i kanë nisur një mesazh kërcënues prokurorit, apo edhe bashkëshortes së tij, pasi nuk kanë pasur si qëllim vrasjen e asnjërit prej tyre.

MAKINA PARKOHEJ ATY PREJ 2 VITESH

Në vendin e ngjarjes ishte të enjten edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, i cili dha edhe një prononcim për mediat.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dyvjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga Policia për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e parakolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”, tha Jaupaj./ Panorama

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI