Flash

Rrëfehet mjeku i dhunuar: 28-vjeçari më qëlloi me grusht dhe pastaj me ç'të gjente

Lapsi.al 12 March 2021
Rrëfehet mjeku i dhunuar: 28-vjeçari më qëlloi me grusht

Aranit Gogo, mjeku i dhunuar nga një i ri thotë për Fax News se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Dritan Hoxha” brenda autoambulancës. Familjarët 28-vjeçarit Avjerino Vjera kishin njoftuar ambulancën pasi nuk stabilizonin dot gjendjen e tij, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e substancave narkotike.

Gogo thotë se ka qenë me dy familjarë të të riut dhe një infermiere në urgjencë kur Vjera është bërë agresiv duke e goditur fillimisht me grushta e më pas me çka gjetur në mjet. Për pasojë mjeku ka marrë dëmtime në këmbë ndërsa njërën dorë e ka me frakturë të rëndë. Ai momentalisht ndodhet në shtëpi me raportë 6 javore, ndërsa pohon se prej disa vitesh është mjek urgjence në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gogo rrëfen se kur ka ndodhur incidenti me pacientin e tij të cilin po e dërgonte në spital, shoferi ka ndaluar mjetin dhe bashkë me të afërmit kanë arritur ta neutralizojnë të riun. Është njoftuar menjëherë policia e cila ka mbërrutur në vendngjarje, ku pas marrjes së ndihmës shëndetësore, të dy janë shoqëruar në Komisariatin Nr.2 ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI