Flash

Kush i mashtroi qytetarët që të dynden te “Abi bank” për 50 mijë lekë

Lapsi.al 12 March 2021
Kush i mashtroi qytetarët që të dynden te “Abi bank”

Prej disa ditësh qindra qytetarë janë grumbulluar përpara filaleve të bankës “Abi” në Tiranë për të marrë bonusin prej 5 mijë lekësh për fëmijët deri në moshën 10 vjeç. Qytetarët kanë pritur në radhë me orë të tëra, pasi kanë marrë një mesazh se qeveria do të japë një bonus për fëmijët deri nën moshën 10-vjeç, si një dhuratë për Ditën e Verës. Duket se bëhet fjalë për një mashtrim pasi ata nuk kanë marrë asnjë bonus.

“Më ka ardhur një mesazh e kam marrë,aty thotë se do të ketë bonus 5 mijë lekë reja për fëmijët në moshën 10-vjeç, këta thonë është gënjeshtër”- thotë një qytetare.

“Janë rrenat e shtetit”– thotë një tjetër.

Ndërkohë në lidhje me këtë rast, punonjësi i bankës, ka sqaruar se qytetarët kanë rënë pre e një njoftimi të rremë.

“Nuk është e vërtetë, kjo është gënjeshtër. Në bankën tonë shpërndahet vetëm bonusi i Bashkisë” - ka thënë ai për Mcntv.

Ditën e djeshme, qytetarët kanë denoncuar disa raste ku persona anonim ftonin të gjithë ata që kanë fëmijë deri në 10 vjeç, të tërheqin një dhuratë nga qeveria për Ditën e Verës në 14 mars me certifikatë personale dhe një familjare, dhe mesa duket shumë qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI