Flash

Përplasja tek selia e FRD-së, flet Sali Shehu: Na kanë fikur dritat, jam me qiri si në kohën e luftës!

Lapsi.al 12 March 2021
Përplasja tek selia e FRD-së, flet Sali Shehu: Na kanë fikur

Zyrat e Frymës së Re Demokratike janë pa energji elektrike. Vetë Sali Shehu, kreu i kësaj partie, në një intervistë për “AbcNews”, tha se ndodhet në zyrë dhe po rri me qiri pasi u kanë prerë energjinë elektrike.

Shehu u shpreh se njoftimi nga Bashkia Tiranë i ka ardhur përmes një shkrese pa protokoll. Sipas Shehut, kjo ngjarje ka sfond politik dhe ai ka ndërmend t’i drejtohet Prokurorisë së Tiranës, pasi e konsideron një akt vandal. Shehu shtoi se ngjarjen e mori vesh nga drejtuesi i Tiranës, i cili e ka telefonuar duke i thënë se nuk e lënë të futet në zyrë.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta e ka marrë vetë në telefon dhe ka shkuar menjëherë tek zyrat, sapo ka dëgjuar për ngjarjen.

Intervista e plotë e Sali Shehut

Dua të bëj një pyetje si fillim, kur ka ardhur shkresa për herë të parë për të liruar ambientet?

Menjëherë pas kemi firmosur marrëveshjen me Aleancën për Ndryshim dhe kemi organizuar zgjedhjet në parti, në korridoret e partisë ka ardhur një shkresë pa firmë dhe vulë, mund të ketë qenë data 4, 5, ka ardhur e hedhur në korridor, jo në zyrë.

Me postë?

Jo. Nuk ka si me ardhur me postë një shkresë pa protokoll

A mendoni e ka lidhje me largimin e Topit?

Mendimi im është pasi kemi firmosur marrëveshjen. Ka sfond politik. Ishte zgjedhur kryetari i ri, pasi Topi solli dorëheqjen. Pse e keni thirrur presidentin, ishte rastësi apo i kërkuat ndihmë?

Ju falënderoj për pyetjen. Në orët e para të mëngjesit fillova takimet, nga ora 10 më vjen kryetari i Tiranës dhe më thotë nuk më lënë të hyj brenda. Punonjësit më thanë kemi urdhër. Aty shpërndava njoftimin për drejtuesit e shtetit. Kryetari i Tiranës bëri një prononcim. Unë bëra deklaratën. Kur mbarova më telefonon Presidenti; ku je? Jam para zyrave, i them, erdha më, tha.

Çfarë hapash do të ndërmerreni?

Ne kemi ndërmarrë disa hapa, njoftimi i të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit, KQZ-së, hapi i tretë njoftimi i prokurorisë së Tiranës për aktin vandal, kallëzim penal drejtuar SPAK kundër bashkisë së Tiranës. Pasdite kemi dërguar një shkresë zyrtare për ndërkombëtarët.

Do i lironi zyrat?

Jo, ne jemi në zyrat tona dhe në drejtën tonë. Jemi me qirinj si në kohën e luftës, por kjo është tregues se diktatura është në prag. Sot i jam drejtuar edhe gjykatës administrative. Shteti duhet t’i drejtohet FRD në mënyrë institucionale dhe jo banditeste. Në 2021 i fiken zyrat një partie politike.

Mesditën e sotme një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës.

FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. Përplasjeve ju bashkuan më tej edhe anëtarë të tjerë të Opozitës së Bashkuar, mes tyre kryedemokrati Lulzim Basha, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili. Turmës ju bashkua edhe djali i Ilir Metës, Besarti, i cili me maskën e LSI-së të vënë, qëndronte në hyrjen e zyrave të FRD-së.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI