Flash

Dikur miq, por a do ta votojë tani Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmanin si Presidente

Lapsi.al 14 March 2021
Dikur miq, por a do ta votojë tani Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmanin si

Kryetari i ri LDK-së, Lumir Abdixhiku është pyetur për një sërë çështjesh menjeherë pas marrjes së drejtimit të partisë që deri dje drejtohej nga Isa Mustafa. Një nga çështjet është nëse do ta votojë LDK-ja Vjosa Osmanin si Presidente të vendit. Abdixhiku premtoi se LDK-ja do të jetë konstruktive ndërsa tha se është kryesia e partisë ajo që do ta marrë vendimin.

“Ne do të jemi konstruktivë me të gjitha partitë shqiptare, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon. Meqenëse dje janë certifikuar rezultatet dhe sot është zgjedhur kryetari i partisë, ju lus për mirëkuptim, që t’i themelojmë organet e reja, të zhvillojmë konsulta fillimisht të brendshme.

Vendimet tona do të jenë kolektive dhe jo individuale, gjithmonë duke respektuar frymën e konstruktivitetit në skenën tonë politike dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim duke marrë parasysh edhe respektin e ndërsjellë që partitë tjera do ta tregojnë për LDK-në”, - ka shtuar ai.

Kujtojmë dhe Abdixhiku dhe Vjosa Osmani kanë qenë mjaft të afërt në qëndrime kur kjo e fundit ishte pjesë e LDK-së.

Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin, Mattheë Palmer se partitë opozitare duhet të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, Abdixhiku ka ripërsëritur se do të sillen në mënyrë kontruktive.

“Edhe unë po them që do të sillemi në mënyrë konstruktive. Qëllimi është që të jemi kontruktivë”, - ka thënë Abdixhiku. Ai zgjodh këtë të diel si kryetar i LDK-së duke marrë shumicat e votave të delegatëve të partisë në Kuvendin Zgjedhor. Rivalë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në disa zona nuk për...

11:26

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI