Flash

OBSH: Nuk ka prova për proboleme nga AstraZeneca

Lapsi.al 15 March 2021
OBSH: Nuk ka prova për proboleme nga AstraZeneca

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina kundër koronavirusit AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku. OBSH-ja tha të hënën se është duke i rishikuar raportet se kjo vaksinë ka shkaktuar probleme të tilla te disa njerëz që e kanë marrë.

Disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e saj, pasi dhjetëra njerëz të vaksinuar kanë raportuar probleme me mpiksjen e gjakut.

Rreth 17 milionë njerëz në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar e kanë marrë këtë vaksinë, ndërsa më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar, tha AstraZeneca.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se organizata do t’i analizojë këto indcidente dhe se gjetjet do t’i komunikohen menjëherë publikut.

“Sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë nga virusi”, tha Lindmeier.

Agjencia Evropiane e Barnave, e cila gjithashtu po rishikon incidentet e mpiksjes së gjakut, ka thënë se vaksina mund të vazhdojë të administrohet.

Sipas kësaj agjencie, “përfitimet nga vaksina vazhdojnë t’i tejkalojnë rreziqet e saj”.

AstraZeneca ka thënë se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI