Flash

Basha: Mesazhi që mora pas takimeve në Vorë dhe Kamzë

Lapsi.al 15 March 2021
Basha: Mesazhi që mora pas takimeve në Vorë dhe Kamzë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të hënë në disa takime elektorale në Vorë dhe Kamzë. Në mbrëmje Basha tha se aty kishte marrë një mesazh të qartë nga qytetarët për të sjellë ndryshimin në 25 prill.

“Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.

Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.

Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.

Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!” – shkroi Basha në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Humb jetën nga koronavirusi një 32-vjeçar

Një 32-vjeçar ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Alban Hidri, babai i një fëmije 2 vjeç ka humbur betejën me koronavirusin, ndërsa ishte i shtruar në spital...

13:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI