Flash

AstraZeneca thotë se nuk ka prova që vaksina e saj shkakton mpiksje gjaku

Lapsi.al 15 March 2021
AstraZeneca thotë se nuk ka prova që vaksina e saj shkakton mpiksje

Kompania AstraZeneca thotë se nga analiza e të dhënave nuk ka gjetur prova se vaksina e saj kundër koronavirusit shkakton mpiksje gjaku. Këto përfundime dolën ndërsa Irlanda dhe Hollanda iu bashkuan një liste në rritje vendesh që po pezullojnë përdorimin e kësaj vaksine.

"Një rishikim i kujdesshëm i të gjitha të dhënave të sigurisë nuk ka nxjerrë prova të një rreziku në rritje të embolizmit pulmonar, trombozës së thellë të venave ose trombocitopenisë, në asnjë grupmoshë, gjini, grupim apo vend të veçantë," tha kompania të dielën.

Rezultatet e analizës, që përfshiu mbi 17 milion njerëz të cilët kishin marrë vaksinën në Britani dhe Bashkimin Evropian, dolën ndërsa Irlanda dhe Hollanda u bashkuan me Danimarkën, Norvegjinë dhe Islandën duke pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të problemeve me mpiksjene e gjakut. Austria ndaloi së përdoruri vaksinën javën e kaluar ndërsa po heton një vdekje të shkaktuar nga mpiksja e gjakut. Dr. Ronan Glynn, zëvendës zyrtari më i lartë mjekësor i Irlandës, tha të dielën se megjithëse nuk kishte asnjë lidhje përfundimtare midis vaksinës dhe incidenteve të mpiksjes së gjakut, ai do të rekomandonte pezullimin e përdorimit të saj si masë paraprake. Rekomandimi i tij pasoi njoftimet se në Norvegji kishte pasur katër raste të mpiksjes së gjakut tek të rriturit e vaksinuar me AstraZeneca-n.Përveç vetë kompanisë, Agjencia Evropiane e Barnave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se nuk ka asnjë tregues që rastet e mpiksjes ishin të lidhura me vaksinën./ VOA

Të këshilluara

Covid-19/ Italia shtrëngon masat

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë duke nisur nga e hëna. Kjo masë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Mar...

14:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI