Flash

Pekini përfshihet prej stuhisë së rërës, ndotja rrezikon shëndetin e qytetarëve

Lapsi.al 15 March 2021
Pekini përfshihet prej stuhisë së rërës, ndotja

Një shtresë e trashë pluhuri të verdhë ka kapluar kryeqytetin kinez, Pekin. Është rërë nga shkretëtira Gobi që ka përfshirë kryeqytetin kinez dhe ndotja e ajrit ka arritur nivele alarmante.

Të hënën në mëngjes, sipas kohës lokale, në disa rrethe u bë matja ku ka arritur vlerën PM10 prej 8,000 mikrogramë për metër kub.

PM10 tregon përmbajtjen e ndotësve të ajrit në formën e grimcave shumë të vogla të cilat, kur thithen, janë të rrezikshme për shëndetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që përmbajtja mesatare ditore PM10 të mos jetë më shumë se 50 mikrogramë për metër kub.

Përmbajtja e PM 2.5, madhësia e grimcave që konsiderohet më e rrezikshme për shëndetin, ishte të hënën në mëngjes mbi 300 mikrogramë për metër kub.

Mesatarja e Kinës është zakonisht 35 mikrogramë për metër kub.

Sipas autoritetit meteorologjik të vendit, ajo është stuhia më e fortë e rërës në dekadat e fundit.

Të këshilluara

Covid-19/ Italia shtrëngon masat

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë duke nisur nga e hëna. Kjo masë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Mar...

14:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI