Flash

Hetimi britanik ndaj gruas së Assadit: Ka provokuar ose inkurajuar aktet e terrorizmit

Lapsi.al 15 March 2021
Hetimi britanik ndaj gruas së Assadit: Ka provokuar ose inkurajuar aktet e

Policia britanike ka filluar hetime ndaj Asma al-Assad, bashkëshortes së liderit të regjimit në Siri, Bashar al-Assad me pretendimin se ka provokuar dhe nxitur akte terroriste.

Në deklaratën nga Dhoma Ndërkombëtare e Drejtësisë thuhet se në luftën e brendshme që vazhdon prej 10 vitesh në Siri, regjimi ka vrarë, ka arrestuar arbitrarisht dhe ka torturuar qindra mijëra civilë.

“Krimet e luftës të kryera kundër civilëve janë nxitur nga emra me ndikim”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se në mesin e këtyre personave është edhe Asma al-Assad, bashkëshortja e Assadit.

“Asma al-Assad ka provokuar ose inkurajuar aktet e terrorizmit duke dhënë mbështetje publike ndaj ushtrisë së regjimit”, shtohet në deklaratë.

Pasi tërhiqet vëmendja që Asma al-Assad është shtetase britanike ndër të tjera thuhet se “nëse provat mbështesin pretendimin, ato janë të rëndësishme për heqjen jo vetëm të shtetësisë, por në të njëjtën kohë edhe për gjykimin e saj”.

Asma al-Assad, 45-vjeçe, e cila ka studiuar në King’s College në Londër, u transferua në Siri pasi u martua me Bashar al-Assad në vitin 2000.

Të këshilluara

Covid-19/ Italia shtrëngon masat

Dyqanet, restorantet dhe shkollat do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë duke nisur nga e hëna. Kjo masë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Mar...

14:14

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI