Flash

Kërcënohet presidenti italian, hetohen 11 persona

Lapsi.al 12 March 2021
Kërcënohet presidenti italian, hetohen 11 persona

Autoritetet në Itali kanë nisur hetimet për 11 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë, pasi kanë kërcënuar dhe fyer Presidentin e vendit, Sergio Mattarella.

“Le të armatosemi dhe të shkojmë ta vrasim atë bir k****”, “Uroj të vdesësh”, “Mezi pres që të jem në funeralin tënd”, “cope m*** dua të të shoh të vdekur”, janë disa nga mesazhet që janë mbledhur nga Prokurori.

Postimet janë bërë gjatë kohës që Italia ishte futur në karantinë si pasojë e shpërthimit të pandemisë Covid-19.

Personat që po hetohen kanë një shpërndarje të gjerë gjeografike, por kanë dhe profesione të ndryshme. Në hetim janë, Simone Gagliardone, Renè Nani, Arjan Karagjozi (Shqiptar që punon si elektricist në Genova), Alessandra Pioli, Carlo Botta, Rosario Ricci, Irena Salati (Shqiptare që jeton në Romë), Alessio Pichi, Salvatore Giuseppe Ingrosso, Alessandro Bellomo  dhe Vito Contesi.

Akuzat e ngritura ndaj personave nën hetim janë “ofendim të nderit dhe prestigjit të Kryetarit të Shtetit”, “fyerje dhe kërcënim” të bëra nga mediat sociale

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI