Flash

Meta: Erdhi koha që Edin t’ja kthejmë Lindës dhe Zahos

Lapsi.al 11 March 2021
Meta: Erdhi koha që Edin t’ja kthejmë Lindës dhe Zahos

Presidenti Meta ishte i ashpër me kryeministrin Edi Rama në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

“Kërkoj nga çdo qytetar shqiptar te tregoje respekt per veten dhe te besoje qe fuqia e tij ne demokraci është vota. Presidenti Meta: Erdhi koha t'ja kthejmë Edin, Lindes dhe Zahos, te cileve ju mungon aq shumë.

Duke ja kthyer Edin, familjes, ne i bejme nje nder Lindes, por i bejme nje nder me te madh Shqiperisë. Jam i bindur se 25 prilli do te jete nje feste e madhe e demokracise dhe besoj shume se askush nuk do deshiroje te behet kurban i asaj feste.

Unë luftoj pikërisht për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë, për t'i dhënë fund një eksperimenti qe e çoi Shqipërinë vetëm në pikiatë. Në pikiatë të standardeve të Kushtetutës dhe të lirive civile dhe atyre ekonomike.

Ka një datë, një shpresë, një dritë, ka një feste ‘restart’ i shtetit te se drejtës, demonstrimi i demokracisë në këto 100 vite që do të vijnë. Esat Pasha mori aq shume para, por pasi u vra cfare mori? Esat Pasha eshte nje shembull qe nuk duhet harruar nga ata qe punojne kunder Shqiperisë.

Kush prek voten do ti pritet dora pa anestezi. Shqiptarët do shkojnë në mënyrë masive në 25 prill të votojnë. Presidenti do të marrë të gjitha masat, që të votojnë në mënyrë të lirë. Nuk mund të bëhet më shaka më fatin e Shqipërisë. Do ketë prerje dore pa ‘anestezi’ për të gjithë ata, që prekin votën” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI