Flash

Kreu i policisë së Tiranës jep detaje për tritolin në makinën e prokurorit

Lapsi.al 11 March 2021
Kreu i policisë së Tiranës jep detaje për tritolin në

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka shkuar në “Komunën e Parisit” ku mbrëmjen e së enjtes shpërtheu makina në pronësi të prokurorit Arjan Muça.

Jaupaj tha se fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, ndërsa mjeti kishte rreth dy vite që parkohej në atë vend. Ai ka treguar se sasia e eksplozivit ishte vënë në pjesën e parakolpit.

“Mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme. Përdoret nga prokurori dhe aktualisht prej një periudhe dy vjeçare parkohet pranë kësaj qendre. Janë marrë masa nga policia për dokumentimin e kësaj vepre penale.

Nuk ka të lënduar dhe dëmtime të mjeteve të tjera. Shpërthimi ka ndodhur në pjesën e para kolpit të makinës. Nuk ka pasur asnjë person afër dhe grupi hetimor po merret me pamjet dhe veprimet hetimore”, - tha Jaupaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI