Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Rama flet për Majkon dhe Xhafajn: Kanë 30 vjet në krye, tani duhet ta tregojnë veten

Lapsi.al 11 March 2021
Rama flet për Majkon dhe Xhafajn: Kanë 30 vjet në krye, tani

Kryeministri Edi Rama i pyetur për vendosjen e Fatmir Xhafajt në listën “humbëse” të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, theksoi se partia që drejton ka një strategji të re me emra të rinj.

“Një skuadër nuk është një rreshtim i vlerave të krijuara në të shkuarën dhe deri sot. Një skuadër është një reshtim i forcave që duhen në fushë për të përballuar këtë ndeshje dhe për këtë kemi një strategji dhe skuadër të re në shumë aspekte të saj dhe kemi një qasje të re. Kjo është shumë e thjeshtë”- theksoi Rama në “Real Story” në News 24.

Rama u ndal edhe tek Pandeli Majko i cili është renditur i 19-ti në Tiranë, duke theksuar se ai ka 30 vite në politikë.

“Pandeli Majko është i 19 sepse ai ka 30 vjet që është në vijën e parë, ose në nivelin më të lartë të PS, dhe sigurisht që Pandeli Majko, unë, Gramoz Ruci, të tjerë, nuk mund të rrimë në majë atje dhe ta shikojmë nga lart poshtë se cfarë ndodh aty ku është objektivi, kur ne duhet të jemi tek objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin, nuk është në majë të listës. Unë e kam shumë seriozisht kur them që neve na duhen sa më shumë njerëz, që partia t’iu ngjajë sa më shumë atyre, dhe jo njerëz që t’i ngjajnë partisë, se ndryshe partia fosilizohet dhe bëhet si ata që kemi përballë.

Sali Berisha në PD ka meritat e veta, por a janë ato merita të mjaftueshme që ai të jetë akoma në listë. Ne nuk po shkojmë përpara popullit për të bërë një panair të monumenteve, statujave, vazove, që kemi në koleksionin tonë, por për të qenë në lartësinë e këtij moment dhe të viteve që vijnë përpara. Një parti që nuk bën këtë është e dënuar për të marrë goditjen mbrapsht nga populli atëherë kur nuk ka më fuqi të ringrihet. Ne nuk kemi nevojë të presim që të na marrë populli me shkelma si një forcë që nuk arrin të ripërtërihet”, - deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI