Flash

Rama flet për takimin me Albin Kurtin: Dreka shkoi shkëlqyeshëm

Lapsi.al 11 March 2021
Rama flet për takimin me Albin Kurtin: Dreka shkoi shkëlqyeshëm

Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të japë shumë detaje për vizitën e kreut të Vetëvendosje, Albin Kurti në Tiranë i cili u dha mbështetje 3 kandidatëve që garojnë si të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur për këtë vizitë dhe se a ishte normale për të, që kryeministri i ardhshëm i Kosovës vjen në Shqipëri dhe përfshihet në fushatë elektorale, Rama ka shmangur komentet duke u shprehur se “nuk dëshiron të flasë për këtë çështje”.

“Në pamundësi për t’i bërë një drekë Lulit, ia bëra Albinit dhe pastaj ai u kthye në Kosovë. Kaq. Nuk dua të hyj në këtë diskutim. Dreka shkoi shkëlqyeshëm. Realisht shkëlqyeshëm. Lulit nuk i bëja dot një drekë. Ia bëra Albinit dhe shkoi shumë mirë” – tha Rama në emisionin “Real Story”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI