Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Studimi befasues në Kongo/ Shpresë për zbulimin e ilaçit kundër HIV-AIDS

Lapsi.al 2 March 2021
Studimi befasues në Kongo/ Shpresë për zbulimin e ilaçit

Zbulimi i një grupi të madh njerëzish, trupat e të cilëve mund të kontrollojnë natyrshëm virusin HIV pa marrë ilaçe ka rritur shpresat për një shërim përfundimtar nga kjo sëmundje. BBC raporton se ky studim zbuloi se deri në 4% e njerëzve që bartin HIV-in në Republikën Demokratike të Kongos ishin në gjendje ta mposhtin virusin pa barna specifike.

Në mënyrë tipike, në pjesën tjetër të botës janë më pak se 1% e njerëzve me HIV që janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ky zbulim mund të shërbejë si trampolinë për kërkime të mëtejshme për të zhvilluar një vaksinë ose trajtime të reja për të trajtuar virusin që shkakton AIDS, thonë studiuesit.

"Kur pamë për herë të parë të dhënat që vinin nga studimi u habitëm, por ishim gjithashtu të ngazëllyer. Kjo mund të nënkuptojë se kjo është diçka që ne në fakt mund ta shërojmë", - tha për BBC, Mary Rodgers, shkencëtarja kryesore e studimit.

Ekipi përfshiu shkencëtarë nga kompania farmaceutike Abbott, Université Protestante au Congo, Johns Hopkins, Instituti Kombëtar i SHBA i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe Universiteti i Misurit të Kansas City.

Dr. Rodgers tha se grupi në Kongo ishte më i madhi i zbuluar në një vend, midis 2.7% dhe 4.3% që mund të mposhtin virusin. Një tjetër grup njerëzish, por vetëm 1% e tyre që jetojnë me HIV në Kamerun u identifikuan gjithashtu se kontrollonin mirë virusin pa ilaçe.

"Kjo nuk është parë kurrë më parë, zakonisht gjenim më pak se 1% e të gjithë njerëzve me HIV që janë në gjendje të mposhutnin virusin natyrshëm" – tha ajo.

Aktualisht, shumica e njerëzve që jetojnë me HIV duhet të marrin ilaçe anti-retrovirale çdo ditë për të kontrolluar virusin dhe për të zvogëluar ngarkesën e tyre virale.

HIV mori vëmendjen e botës në vitet 1980. Që atëherë ka infektuar 76 milionë njerëz ndërsa 38 milionë njerëz jetojnë me virusin. Besohet se virusi e ka origjinën në Republikën Demokratike të Kongos një shekull më parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI