Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Castex: Me vaksinat dhe motin e favorshëm do e kapërcejmë këtë fazë të vështirë

Lapsi.al 2 March 2021
Castex: Me vaksinat dhe motin e favorshëm do e kapërcejmë

Shpresoj që mes kushteve meteorologjike të favorshme dhe vaksinimit ne do të dalim nga kjo fazë e vështirë brenda disa javëve, deklaroi kryeministri francez, Jean Castex, gjatë një takimi në praninë e deputetëve të partisë së presidentit “République en marche”.

“Megjithatë, disa javë do të jenë të vështira”, shtoi kryeministri francez.

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi dje se ishin ende të nevojshme katër deri në gjashtë javë, përpara një lehtësimi të kufizimeve shëndetësore, në një kohë kur njëzet departamente kërcënohen nga rritja e epidemisë COVID-19.

“Ne duhet të durojmë edhe për disa javë të tjera, katër deri në gjashtë javë”, theksoi presidenti francez, Macron pa sqarime të mëtejshme, gjatë një vizite në rajonin e Parisit.

Presidenca franceze sqaroi më pas se fjalët e tij i referoheshin progresit të vaksinimit të të moshuarve, që do të bëjë të mundur sqarimin e situatës, duke lehtësuar presionin në spitale, por pa paragjykuar kufizimet e mundshme shëndetësore.

Franca, e përballur me një ripërtëritje të vazhdueshme të epidemisë, po hyn në një javë kryesore në luftën kundër COVID-19.

Qeveria, e cila po përpiqet të shmangë një bllokim të tretë të përgjithësuar, po mbështetet veçanërisht në masa territoriale për të frenuar përhapjen e virusit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI