Flash

U dënua me burg, ish-presidenti Sarkozy mund të kryejë burgimin në vilën luksoze të Carla Brunit

Lapsi.al 2 March 2021
U dënua me burg, ish-presidenti Sarkozy mund të kryejë burgimin

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy i dënuar dje për korrupsion, me shumë gjasa do të kryejë dënimin e dhënë me 1 vit, në vilën luksoze të gruas së tij Carla Bruni.

Ai u dënua me tre vite burg, dy prej të cilave të pezulluara, ndërsa gjykatësja Christine Mée tha se mund të lejohet të kryejë dënimin në shtëpi, i pajisur me byzylykun elektronik në kavilje. Kjo do të thotë se Sarkozy do të kalojë 12 muajt e dënimit në vilën luksoze në Paris, në pronësi të gruas së tij, 53-vjeçarja milionere ish-këngëtare, modele dhe aktore. Carla zotëron shtëpinë e saj 3 milionë euro në Villa Montmorency – ndërtesa ekskluzive e shekullit të 19-të në kryeqytetin francez.

Brenda apartamentit me tre dhoma gjumi, ish-pop star ka studion e saj të regjistrimit. Në këtë apartament kanë jetuar më parë shkrimtari i ‘Les Miserables’,Victor Hugo dhe aktori Gérard Depardieu.

Sarkozy do të mbetet gjithashtu i lirë gjatë procesit të apelit, çka mund të zgjasë disa vite.

Kujtojmë se Marshal Philippe Pétain ka qenë presidenti i fundit francez që është dënuar me burgim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI