Flash

“Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë”, Bino jep sinjale shprese dhe për gazetarët

Lapsi.al 27 February 2021
“Në dy ditë vaksinohen 500 mjekë”, Bino jep sinjale

Në nisje të procesit të vaksinimit për bluzat e bardha në Korçë, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi se në dy ditë do të vaksinohen rreth 500 mjekë. Më pas, mbështetur edhe në planin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Bino tha më tej se do të vijohet me moshat e treta. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e Ish Shtëpisë së Oficerëve

Shefja e ISHP-së Silva Bino ka dhënë sinjale shprese dhe për gazetarët. Bino u shpreh se pas kategorive të “linjës së zjarrit”  që janë mjekët dhe infermierët do të jetë edhe kategoria e gazetarëve të terrenit të cilët do të marrin dozën e vaksinës.

"Sot nisi vaksinimi për te gjithë Prefekturën e Korçës. Do të vaksinohen mjekët,infermierët sanitarët,mjekët e familjes në të gjitha bashkitë e juglindjes. Pastaj do fillojmë me moshat e treta dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, për të kaluar tek vaksinimi i të gjithë popullatës mbi 18 vjeç. Vaksina qe po aplikohet është Pfizer,ka doza të mjaftueshme për të vaksinuar kategoritë që thamë më sipër".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI