Flash

Fansat e Billie Eilish po akuzojnë ish-in e këngëtares për këtë arsye

Lapsi.al 27 February 2021
Fansat e Billie Eilish po akuzojnë ish-in e këngëtares për

Dokumentari i ri për këngëtaren e "Bad Guy" u publikua këtë javë, dhe detajon marrëdhënien e saj të mëparshme me Brandon Quention Adams.

Adams, i cili mban emrin "Q" dhe interpreton nën emrin e artit "7: AMP", u takua me Eilish në një nga koncertet e saj në 2018-ën kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai ishte 22.

Për shkak të diferencës së moshës pesë vjet e gjysmë midis çiftit dhe faktit që Eilish ishte vetëm 16 vjeç (e mitur), fansat e këngëtares po e akuzojnë Q për *grooming.

Grooming* - i referohet ndërtimit të një marrëdhënieje emocionale me një fëmijë apo të ri, për ta manipuluar, shfrytëzuar dhe abuzuar me të”, sipas Shoqatës Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (National Society for the Prevention of Cruelty to Children).

Çifti thuhet se u nda në 2019-ën, pasi Q nuk arriti ta mbështeste Eilish në performancën e saj në "Coachella 2019".

Dokumentari tregon Eilish që diskuton për marrëdhënien e saj me një mike dhe i shpjegon se Q kishte thyer dorën pasi kishte grushtuar një mur dhe se ajo po përpiqej ta bënte atë të shkonte në terapi, raporton Insider.

Menjëherë pas kësaj, dyshja u nda - diçka për të cilën të dy ishin dakord, sepse "nuk donin të njëjtat gjëra".

Që kur u transmetua dokumentari, njerëzit kanë diskutuar marrëdhënien e çiftit dhe s'kanë shumë fjalë të mira për Q-në.

Një person shkroi:

"S'do flasë njeri për faktin që Billie u lidh me një 22-vjeçar, kur ajo ishte 16 vjeç?"

Dikush tjetër u shpreh:

"Jam e vetmja që mendoj se Billie u abuzua nga i dashuri i saj?! Ajo ishte 16 dhe ai 22 kur filluan të dilnin."

Pjesa tjetër ishte thuajse në të njëjtin mendim: Sa mirë që një marrëdhënie e tillë kishte marrë fund.

Të këshilluara

Nominohen 366 filma për çmimet Oscar

Janë kualifikuar plot 366 filma për një nominim të mundshëm në kategorinë e Filmit më të Mirë për çmimin “Oscar”. Ky është njoftimi që ka bërë Akademia e Arteve...

19:28

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI