Flash

Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga Romeo

Lapsi.al 27 February 2021
Jonida Maliqi flet për herë të parë për ndarjen nga

Vetëm pak javë më parë u mësua se Romeo Veshaj ka nisur një romancë të re me Aleksia Peleshin. Sapo ky lajm u bë publik, u mësua se aktori i humrit kishte ndarë si fillim rrugët me Jonida Maliqin që në nëntor të vitit të shkuar. “Prive” mësoi se Romeo dhe Jonida ishin ndarë bashkë paqësisht dhe kjo vërtetohej lehtësisht edhe nga adresat e tyre në Instagram, në të cilat ndiqen ende.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Jonida Maliqi ka reaguar për herë të parë për ndarjen nga Romeon. Në një intervistë për “Prive” ajo është shprehur se jetoi një histori të bukur dashurie me Romeon, por gjithçka u zbeh me kalimin e kohës.

“Ka qenë histori e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithcka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus. Kur njerëzit kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, mund të bëjnë deridiku disa kompromise për hir të rrethanave. Kur je në një marrëdhenie dhe vendos të ndahesh nuk ka asnjë dramë në këtë pikë. Për më tepër kam arritur pjekurinë time që gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15 vjeç. E di se çfarë dua, e di se çfarë më takon, edhe e di se çfarë dua të marrë sepse është marrëdhënie”, tha Jonida.

Ajo konfirmoi se është ndarë miqësisht me Romeon dhe se vazhdon ende të komunikojë herë pas here me të. Ndërsa sa i përket lidhjes së tij me Aleksian ajo tha vetëm pak fjalë:

“I uroj jetë të lumtur çiftit!”.

Të këshilluara

Rita Ora: Jam ndjerë e izoluar muzikalisht

Rita Ora publikoi para pak ditësh një video me prapaskenat e xhirimeve të EP-së albumit të saj më të fundit, “Bang”. Në video, Rita tregon se pandemia e bëri q...

15:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI