Flash

Tayna së shpejti në bashkëpunim me Don Xhonin

Lapsi.al 27 February 2021
Tayna së shpejti në bashkëpunim me Don Xhonin

Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëehrë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

Deri më tani kënga ka arritur mbi 3 milionë shikime në Youtube dhe ka pushtuar listat muzikore. Tayna ka treguar më herët se ideja për këtë bashkëpunim ishte e saja dhe se Flori ja pranoi direkt ftesën.

Ndërkohë surprizat e Taynës nuk kanë mbaruar, sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.Kujtojmë se edhe Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë me freestyle e tij “Make a pose” që rezultoi mjaft i suksesshëm. Ky freestyle u kthye menjëherë në sfidë në TikTok, që u provua nga miliona njerëz në mbarë botën, duke përfshirë edhe personazhe të famshëm.

Të këshilluara

Rita Ora: Jam ndjerë e izoluar muzikalisht

Rita Ora publikoi para pak ditësh një video me prapaskenat e xhirimeve të EP-së albumit të saj më të fundit, “Bang”. Në video, Rita tregon se pandemia e bëri q...

15:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI