Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

“Më përdhunoi në një dyqan”, shkrimtarja kërkon që Trump të dëshmojë në gjyq

Lapsi.al 25 February 2021
“Më përdhunoi në një dyqan”, shkrimtarja

Shkrimtarja E. Jean Carroll po kërkon që ish-Presidenti Donald Trump, të cilin ajo e akuzon për përdhunimin e saj dekada më parë, të dëshmojë në një proces gjyqësor kundër tij. Carroll thotë se ajo është përdhunuar në një dyqan të Nju Jorkut gjatë një vizite në dhjetor, dekada më parë ku kishte shkuar për të bërë pazar me një konsulent mode për të gjetur “veshjen më të mirë” për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj.

Avokatët e saj po kërkojnë që Trump të dëshmojë në një proces gjyqësor për shpifje që zonja Carroll nisi kundër ish-presidentit në nëntor 2019, pasi ai mohoi akuzën e saj për përdhunim në një dyqan të Manhatanit në mes të viteve 1990. Trump tha se ai nuk e kishte njohur kurrë Carroll dhe e akuzoi atë për mashtrim me qëllimin për të shitur librin e saj të ri, duke shtuar se “ajo nuk ishte tip që i përshtatej atij”.

“Po pres momentin që të hyj në atë sallë për t’u ulur në tavolinën matanë tij”, tha Carroll në një intervistë për agjencinë Reuters. “E mendoj këtë gjë çdo ditë”, shtoi ajo.

Carroll, aktualisht 77 vjeç, e cila ka shkruar më parë në revistën “Elle”, kërkon dëmshpërblim por pa e specifikuar ende si dhe tërheqjen e Trump nga deklaratat e tij. Ky është një nga dy rastet për shpifje që përfshijnë akuza për abuzim seksual ndaj Trump, të cilat mund të përparojnë më shpejtësi tashmë që Trump është larguar nga posti i presidentit. Ndërsa ishte në detyrë, avokatët e Trump e vonuan çështjen pjesërisht duke argumentuar se detyrat e ngutshme të zyrës së tij e bënin të pamundur përgjigjen ndaj padive civile.

“E vetmja pengesë për të vazhduar me paditë civile ishte se ai ishte president”, thotë Jennifer Rodgers, një ish-prokurore federale dhe aktualisht ndihmës profesoreshë e së drejtës klinike në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Nju Jorkut.

“Mendoj se mes gjyqtarëve tashmë do të ekzistojë ndjenja se është koha për të bërë përpara me këto çështje”, thotë Roberta Kaplan, avokate e Carroll. Një nga avokatët e Trump dhe një përfaqësues tjetër i ish-presidentit nuk iu përgjigjën kërkesave për komente.

Trump përballet me një padi të ngjashme për shpifje nga Summer Zervos, e cila ishte konkurrente në shfaqjen televizive të tij “The Apprentice”. Në vitin 2016, Zervos akuzoi Trump për abuzim seksual, duke thënë se ai e puthi atë kundër vullnetit të saj në një takim në 2007 në Nju Jork dhe më vonë e përqafoi atë në një hotel në Kaliforni ndërsa të dy u takuan për të diskutuar mundësitë për punësim.

Trump i mohoi akuzat dhe e quajti Zervos një gënjeshtare, çka e shtyu atë (Summer Zervos) të padisë Trump për shpifje në 2017, duke kërkuar dëmshpërblim dhe tërheqje nga pohimet e tij. Trump u përpoq, por pa sukses që çështja të pushohej, duke argumentuar se si president, ai ishte imun ndaj padive të paraqitura në gjykatat e shtetit. Avokatët e tij e apeluan çështjen në Gjykatën e Apelit të Nju Jorkut, e cila është ende duke e shqyrtuar atë. Zervos paraqiti një kërkesë në fillim të shkurtit duke kërkuar që gjykata të vazhdojë me çështjen tashmë që zoti Trump nuk është më president./ VOA

Të këshilluara

Holanda zgjat shtetrrethimin anti-COVID

Qeveria holandeze njoftoi jë zgjatje deri më 15 mars të shtetrrethimit aktual në vend, një masë që synon luftimin e përhapjes së COVID-19. “Qeveria do të njo...

10:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI