Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

FDA: Një dozë e vaksinës Johnson & Johnson parandalon COVID-in

Lapsi.al 24 February 2021
FDA: Një dozë e vaksinës Johnson & Johnson parandalon

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron nga COVID-19. Kjo thuhet në një analizë të enteve rregullatore amerikanë të bërë publike të mërkurën, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë.

Shkencëtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave konfirmuan se në përgjithësi vaksina është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta si dhe ato të rënda të COVID-19-s. Agjencia tha gjithashtu tha se vaksina që merret me një dozë të vetme e kompanisë J & J, mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit të vaksinimit dhe është e sigurt për t'u përdorur.

Tashmë vaksina ndodhet vetëm një hap nga miratimi, duke e shndërruar atë në vaksinën e tretë që pritet të miratohet për përdorim emergjent në SHBA. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritej prej kohësh. Më pas FDA-ja pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.

Ndërsa vendi ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, penguar nga çështje logjistike sikurse vonesat e shkaktuara nga moti i keq. Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.

J&J testoi vaksinën e parë me dozë të vetme tek 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak të varianteve të ndryshme të virusit, që po qarkullojnë në vende të ndryshme, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht. J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të COVID-19-s, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.

Megjithatë në çdo vend vaksina dëshmoi se ishte shumë efektive kundër simptomave të rënda dhe rezultatet e hershme të studimit treguan se nuk kishte asnjë shtrime në spital ose vdekje duke filluar 28 ditë pas vaksinimit. /VOA

Të këshilluara

Holanda zgjat shtetrrethimin anti-COVID

Qeveria holandeze njoftoi jë zgjatje deri më 15 mars të shtetrrethimit aktual në vend, një masë që synon luftimin e përhapjes së COVID-19. “Qeveria do të njo...

10:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI